Diaspora shqiptare në Kanada i ka rrënjët e veta në fillim të shekullit të 20-të ku u larguan nga Shqipëria në drejtim të këtij vendi të largët në kërkim të mundësive për kushte më të mira ekonomike. Trendi i migrimit të popullsisë shqiptare, megjithatë, u minimizua në periudhën pas L uftës së Dytë Botërore për shkak të r egjimit në Shqipëri, dhe pjesa më e madhe që arriti të migronte vinte nga trojet shqiptare të Jugosllavisë. Numri më i madh i shqiptarëve u vendosën në Montreal ose Toronto, ndërsa një numër i vogël u vendosën në Calgary dhe Ontario, transmeton lexo.com.al.

Kulmi i migrimit u shënua gjatë viteve 1990 ku për shkak të kushteve në Shqipëri dhe l uftës në Jugosllavi, u shtuan flukset migratore drejt Kanada-s. Pavarësisht distancës dhe viteve mbi supe, Diaspora shqiptare në Kanada qëndron mjaft e organizuar. Në këtë foto të vitit 1979 mund të shihen nxënës të shkollës shqipe të Torontos, botuar në gazetën “Flamuri” të atij viti./Lexo.com.al/e.c.