Eros Grezda dhe Oriola Marashi prej me shumë se një viti, kur lidhja e tyre u publikua në medie janë bërë një nga çiftet më të përfolur të Show-Bizz.

Herë pas here ata i bënin njëri-tjetrit dedikime e dukeshin shumë të lumtur, por ja që ditët e bukura së bashku kanë marrë fund dhe Oriola dhe Erosi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, që në vitin e shkuar ishte kurorëzuar në fejesë.

Sipas raportimeve, miqtë e dyshes së njohur kanë konfirmuar ndarjen e çiftit dhe kanë treguar edhe arsyet madhorë që çuan në këtë vendim. Prej kohësh ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë një pjesë të fotove.

Largësia mes tyre dhe keqkuptimet prej kësaj mësohet të kenë qenë arsyet që krisën marrëdhënien e tyre. Oriola aktualisht është e vendosur në Itali, ndërsa Erosi në Kroaci, ku angazhohet me klubin e Osijek.