Duke filluar nga 29 maji, planeti i komunikimit, tregtisë dhe udhëtimit po lëviz mbrapsht deri më 22 qershor. E gjithë kjo sjell probleme për Binjakët, Virgjëreshën, Shigjetarin dhe Peshqit. Ndërsa shenjat e ajrit si Peshorja dhe Ujori do të kenë një përvojë shumë më të butë. Për javët e ardhshme, prisni probleme me teknologjinë, lidhjet e kaluara do të kthehen, një ish i dashur për shembull ju dërgon mesazh në 3 të mëngjeesit. Dhe bëni kujdes me planifikimin e pushimeve të verës. Mundohuni të qëndroni me mendje të hapur gjatë kësaj prapavije. Rishikoni planet e projektet se ka ende shumë për të mësuar.

Si ndikon në secilën shenjë ky pozicion i Mërkurit? Dashi-Mendoni me shumë kujdes para se të flisni. Kontrolloni drejtshkrimin në mesazhet apo email-et që dërgoni. Sigurohuni që po kujdeseni të mos ju lexoj askush. Do të jeni të zhytur në mendime, të durueshëm dhe të vëmendshëm.

Demi-Është koha t`u hidhni një sy llogarive bankare dhe të kuptoni që nuk duhet të shpenzoni më kaq shumë. Tundimi për të blerë veshje të lezetshme apo për të bërë blerje impulsive është i fortë për javët e ardhshme. Duhet të rezistoni!

Binjakët-Do krijoni lidhje të reja për këto tre javë dhe do përpiqeni t`u kushtoni kohë. Jeni edhe shumë i zënë duke u marrë me punë apo marrëdhënie nga e kaluara. Nëse i bëni gjërat me shpejtësi, do jeni në gjendje t`i shijoni të gjitha.

Gaforrja-Nj ëish mund të rishfaqet edhe për ju. Ju e urreni përballjen dhe pothuajse gjithmonë zgjidhni të shmangni dramën, sepse jeni shumë i ndjeshëm, por nuk mund ta shtyni më këtë gjë! Do të jetë e pakëndshme, por do të mbarojë si dy milisekonda, kështu që ju thjesht duhet ta bëni një përballje të lënë pezull prej kohësh.

Luani-Duhet sikur jeni mbërthyer pas jetës shoqërore dhe po vraponi andej e këndej duke dëgjuar “Ai tha”, “Ajo tha”. Kjo është një kohë për të qenë të sinqertë me veten tuaj: Kush saktësisht po ju shkakton telashe? Kush në ekuipazhin tuaj është toksik? Është e vështirë t`i shkëpusësh lidhjet me njerëzit, veçanërisht kur ke histori me ta, por ka ardhur koha për të pastruar listën.

Virgjëresha-Kjo prapavijë e Merkurit është kritike për ju, Virgjëreshë. Sapo keni arritur një qëllim të madh (ose jeni afër arritjes së tij), por para se të festoni fitoren tuaj, duhet të merreni me të gjithë punët që keni shtyrë ndërkohë. Shefi mund t`ju thërrasë në zyrë për t`ju ngritur në detyrë, por kur të shikojë që keni një mal me punë pa mbaruar ende, do ndiheni si një klloun i vërtetë.

Peshorja-Gjëja e parë është e para. Nëse keni ndonjë plan udhëtimi për muajin tjetër sigurohuni që të jeni sa më të përpiktë me orarin tuaj, të mbërrini në kohë dhe të kontrolloni trefish gjithçka! Së dyti, nëse jeni student, ose mendoni të shkoni në shkollë, më mirë të kontrolloni emailin tuaj pesëdhjetë herë në ditë! Megjithatë, Mërkuri në prapavijë është i butë me ju, kështu që mos prisni shumë dramë.

Akrepi-Kryetema jote do jenë faturat i dashur Akrep. Faturat e papritura, shpenzimet e papritura, do shfaqen në kutinë tuaj postare, sepse kohët e fundit thjesht nuk keni qenë në krye të financave tuaja. Mbajini sytë hapur në llogarinë bankare.

Shigjetari-Kjo retrogradë po ndikon drejtpërdrejt në marrëdhëniet tuaja. Nëse ka ndonjë çekuilibër, ndjenja të fshehura të inatit ose xhelozisë, ose sekrete midis jush dhe partnerit, është e sigurt që do të shfaqen. Detyra juaj tani është të dëgjoni. Mos bëj vërejtje në çdo kohë. Sapo të dëgjoni partnerin tuaj pa rezerva dhe të komunikoni sinqerisht dëshirat / nevojat / ndjenjën tuaj, atëherë do të jeni në gjendje të zgjidhni me sukses dramën.

Bricjapi-Punë, punë dhe më shumë punë janë në planin tuaj. Keni shumë çështje të prapambetura. Edhe jeta në shtëpi ka filluar të duket jashtëzakonisht e paorganizuar! Si mund të mbijetoni? Rregulloni orarin tuaj, duke u kujdesur më shumë për veten dhe duke gjetur rrugën tuaj për një mënyrë jetese më pak stresuese, më produktive.

Ujori-Mërkuri në prapavijë nuk ëhstë aq i keq për ju. Kush ose çfarë e ndizte dikur pasionin në jetën tuaj? Tani është shansi juaj të rilidheni me këtë njeri. Ky është gjithashtu shansi juaj të gjeni shkëndijën e humbur ose të zbuloni se marrëdhënia juaj nuk ia vlen të shpenzoni më shumë kohë.

Peshqit-Jeta në shtëpi po egërsohet pak! Ka të ngjarë që diçka të prishet. Mos blini asgjë pa kaluar kjo periudhë e Mërkurit në prapavijë. Kjo është gjithashtu një kohë e vështirë për t`u transferuar nga shtëpia.