Gratë kalojnë mesatarisht 600 minuta në celular çdo ditë, krahasuar me 459 minuta për burrat, thotë një studim. Kjo kohë zakonisht kalon në detyra të lidhura me punën (si dërgimi i postave elektronike) si dhe lundrimi në rrjetet sociale. Sidoqoftë përdorimi i telefonit mund të zbulojë shumë edhe për personalitetin tuaj.

1. Kontrollimi i telefonit tuaj shumë shpesh

Të qenit vazhdimisht i varur nga telefoni juaj mund të nënkuptojë një nivel impulsiviteti, sugjeron një studim. Njerëzit e varur nga telefonat e tyre mund të jenë më emocionalë sesa ata që nuk i japin përparësi telefonit, apo që ta shohin si një gjë primare në jetën e tyre.

2. Përdorimi i shpeshtë krijon stres

Sipas një studimi, njerëzit që përdorin telefonat e tyre më shpesh kanë nivele më të larta të stresit. Dhe stresi, nga ana e tij, i bën ata të ndjehen më pak të kënaqur me jetën e tyre. Mosvarësia ndaj telefonit mund të parandalojë që kjo të ndodhë.

3. Kalimi i më shumë se një ore në të

Mund të jetë një tregues i depresionit, thotë një studim. Kohëzgjatja e përdorimit dhe frekuenca e telefonave u gjet se shoqëroheshin me nivele më të mëdha të ashpërsisë së simptomës depresive.

4. Përdorimi i tij pas mesnatës

Një studim zbuloi se njerëzit që përdorin telefonat e tyre shpesh pas mesnatës kanë më shumë gjasa të kenë një gjumë më të dobët. Pagjumësia ndikon shumë në gjendjen tonë shpirtërore, kjo mund të na bëjë më nervozë dhe të shqetësuar. Njerëzit me një ndjenjë më të lartë detyre zakonisht ndalojnë përdorimin e telefonave të tyre para mesnatës.

5. Në pritje derisa bateria të karikohet plotësisht

Kjo sjellje, siç treguan hulumtimet, është një parashikues i tendencave organizative të dikujt. Njerëzve të ndërgjegjshëm nuk u pëlqen kur bateria është e ulët dhe është parashikuar që këta njerëz gjithmonë kanë 60% bateri në telefon.

6. Bërja dhe marrja e shumë telefonatave

Kërkimet treguan se njerëzit më të hapur priren të bëjnë më pak telefonata se të tjerët. Ndërsa njerëzit ekstrovertë bëjnë dhe marrin telefonata më të parregullta (natën gjithashtu) dhe përdorin WhatsApp më shpesh.