Floriana Garo erdhi në një intervistë për ‘FitStation’, në News24, pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku bukuroshja shqiptare ishte dhe zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike.

Garo zbuloi se çfarë do të ndodhë me rrugëtimin e saj në politikë dhe qëndrimin në Shqipëri pas humbjes së PD-së.

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati, mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Zgjedhja e familjes tonë për t’u kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira, ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por për momentin do qëndrojmë në Shqipëri” – u shpreh moderatorja.