KAS ka përfunduar rinumërimin e 114 kutive të votimit të qarkut të Beratit. LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, shumë larg votave të pretenduara dhe të duhura për të marrë mandatin e pretenduar.

Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. KAS ka ngritur 8 grupe numërimi të cilët do të vijojnë punën dhe sot pritet që të përfundojë numërimi i të gjitha kutive.

Nga 46 kutitë e hapura një ditë më parë nuk pati ndryshim rezultati për qarkun Berat, ndërsa LSI rikuperoi vetëm 3 vota e PS humbi 6 vota.