Më 27 maj Spitali Memorial i Fierit hapi dyert duke pritur pacientët e parë dhe sot ka kryer ndërhyjnë paorë kirurgjikale me një staf mjekësh shqiptaro-turk. Ky spital u garanton qytetarëve shqiptarë një shërbim të standardeve evropiane që nga urgjenca, kontrollet por dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

“Kryhet me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit. Ekipit të përbashkët shqiptaro-turk, Prof. Dr. Bulent Cavit Yuksel, Dr. Ilkay Guler, Dr. Frenki Vila, Dr. Ayse Lafci dhe Dr. Aida Xhika”, shkruan Manastirliu.

Spitali Memorial rajonal i Fierit, një investim ky i qeverisë turke në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në vlerën e 70 milion eurove. Një ndërtesë që u ndërtua në kohë rekord në një periudhë tre mujore, ka një sipërfaqe prej 17 mijë metra katrorë do t’u ofrohet shërbim 150 pacientëve, me shërbim të teknologjive më të fundit.

Në të gjitha dhomat e këtij spitali përdoret teknologjia më e fundit, teknologji që përdoret pothuajse në të gjitha spitalet turke.