Genc Sejko, “memexhiu” i famshëm në rrjetet sociale, i ardhur në Shqipëri për të ndihmuar Lulzim Bashën në zgjedhjet e 25 prillit, kërkon dorëheqjen e tij. Ky reagim i Sejkos vjen pas takimit të Bashës dje për Fitër Bajram me kreun e Bektashinjve Baba Mondi.

“Bektashitë janë muslimanë shi’itë. Komuniteti Musliman Shqiptar përfaqson muslimanët sunitë. Ndasia midis sunitëve dhe shi’itëve ka ndodhur në Arabi diku nga fundi i shekullit të shtatë. Nëse Basha nuk e zgjidh dot këtë ndasi 1300 vjeçare, bën mirë të japi dorëheqjen”, shkruan Genc Sejko.

Pra, edhe ai që erdhi në Shqipëri “për t’i dhënë një dorë” Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit me shpresën e fitores së opozitës, duke se nuk është më i bindur nga kreu i PD, si shumë figura të tjera të kësaj force politike që kërkojnë dorëheqjen e Bashës.