Marcello Lippi analizon Serie A dhe garën Champions! Kampioni i botës me Italinë ka thënë se java e fundit do të jetë një betejë emocionuese për Ligën e Kampionëve.

Ish përzgjedhësi i Italisë, vuri në dukje formën aktuale të tre pretendentëve për dy vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, por gjithashtu theksoi se Atalanta do të luajë për vendin e dytë në Serie A.

“Më vjen keq që dikush duhet të qëndrojë jashtë. Ka disa skuadra që kanë dalë shumë mirë në ndeshjet e fundit”. “Shikoni Napolin, Milanin, Juventusin, ata kanë treguar se janë rikuperuar. Le të shohim se kush do të mbetet jashtë”.

“Nëse të tre fitojnë, Juventusi mbetet jashtë, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Atalanta ka shansin të përfundojë e dyta në Serie A pas zhgënjimit në Kupën e Italisë, por do të jetë një lojë e vështirë”, ka thënë Lippi për TMW.

Juventusi udhëton në Bolonja për ndeshjen e tyre të fundit të sezonit, Napoli pret të dielën Verona në Stadio Diego Maradona.

Në anën tjetër Milani do të ketë udhëtim të vështirë, në Bergamo, ndaj Atalanta.