Për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër, KQZ u shndërrua në një KZAZ ku u numëruan 108 kutitë e qarkut Durrës, por sërish nuk ka asnjë ndryshim rezultati.

LSI arriti të marrë vetëm një votë nga 136 që synonte, ndërsa PS ka humbur 26 vota dhe PD 38 vota.

KAS një ditë më parë i dha dritën jeshile kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila pretendon se e humbi mandatin e saj të parë vetëm për 136 vota, që i takonte të parës në listë, Elona Gurit.

LSI synoi të merrte mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili ishte i 8-i në listën e Durrësit.

Katër numërues nga administrata e KQZ rinumëruan fletët e votimit në 108 kutitë për qarkun e Durrësit.