Roland Hysi, i njohur ndryshe se Landi i “West Side Family” është bërë baba për herë të parë.

Ai ka publikuar një fotografi me foshnjen në krah në rrjetin social Instagram, ku shkruan: “Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit.”

Nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë e tij që e urojnë për foshnjen e porsalindur. Mbetet e paqartë nëse është bërë baba i një vajze apo djali dhe emri me të cilin e ka pagëzuar foshnjen.

Landi është kujdesur gjithmonë që jetën private ta ruajë jashtë syrit të publikut.