Main opposition New Democracy conservative party leader Kyriakos Mitsotakis speaks during an interview with Reuters at the party's headquarters in Athens, Greece, April 8, 2019. Picture taken April 8, 2019. REUTERS/Alkis Konstantinidis - RC1EA0039AC0

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis këtë të mërkurë ka deklaruar se pritet që javën e ardhshme Greqia të hapë turizmin.

Sipas tij ai ka besim se situata pandemike dhe përshpejtimi i vaksinimeve do të lejojë Greqinë të hapë turizmin javën e ardhshme.

Mitsotakis në një intervistë për mediat ka bërë me dije se kombinimi i testeve, imunitetit dhe fakti që shumë aktivitete do të ndodhin jashtë ngre optimizmin tek autoritetet se turistët do të jenë të sigurt.

“Zhvillimet e fundit janë inkurajuese. Rastet po bien, ashtu si edhe pranimet në spital. Nëse i kombinoni me përshpejtimin e vaksinimeve, vetë-testet dhe faktin që ne mund të bëjmë aktivitete jashtë, vlerësoj se situata do të përmirësohet ndjeshëm. “Punë në hotelieri në natyrë, por edhe me pakicë dhe besoj se situata do të përmirësohet ndjeshëm brenda muajit“, ka thënë shefi i qeverisë.

Ndër të tjera Mitsotakis ka bërë me dije se kush dëshiron që të udhëtojë në drejtim të Greqisë do e bëjë këtë me certifikatën e vaksinimit, ose me testin e antitrupave, ose me një provë molekulare.

Gjithashtu ai theksoi se këto ditë tejkalohet barriera e 100,000 vaksinave në ditë dhe vuri në dukje se ndërsa më shumë vaksina vijnë në maj dhe qershor