Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka dhënë lajmin e mirë për ndërtimin e Pallatit të Kulturës duke thënë që projekti është gati dhe shumë shpejt nis ndërtimi i tij. Ai thekson se ky është një premtim i mbajtur i Kryeministrit Rama i cili ka qenë gjithmonë mbështetje për Shijakun që po rilind si qytet.

Postimi i plotë: Muajin maj e nisim me një lajm shumë të mirë për qytetin e Shijakut. Kemi konkretizuar projektin për ndërtimin e një godine totalisht të re të Pallatit të Kulturës, një strehë e artit dhe argëtimit për çdo shijakas.

Ky ka qenë një nga premtimet e mia dhe të Kryeministrit Rama pas tërmetit të nëntorit dhe është një #PREMTIM I MBAJTUR.
Falë mbështetjes së Kryeministrit Rama Shijaku po rilind si qytet.

Nisja e ndërtimit të Pallatit të Kulturës i hap rrugë dhe rindërtimit të Xhamisë për të gjithë komunitetin musliman.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!