Mero Baze

Verfikimi I 24 kutive të Qarkut të Beratit, dhe atyre të Gjirokastrës, po provon dy gjëra të rëndësishme. E para që numurimi ka qenë korrekt dhe brenda gjithë standarteve ligjore, dhe së dyti që opozita në mungesë të provave, po përpiqet të intereptojë dhe të keqpërdor të dhëna të rëndomta që Komisioni Qendror I Zgjedhjeve u ka vënë në dispozicion pa sqarim, lidhur me kryqëzimin e të dhënave të shenjave të gishtit.

Sa për numurimin, kutitë janë numuruar së paku katër herë, një herë për partitë dhe tre herë nga secila parti për kandidatët e tyre, dhe kryqëzimi I të dhënave është I provuar.

Nga ana tjetër, edhe pse ofrimi I të dhënave nga KQZ, në procesin e shqyrtimit të rezultatit është antiligjor, pasi ligji e përcakton qart që ai bëhet pas çertifikimit të rezultatit, sërisht është e qart që nuk ka asnjë shkelje.

Pretendimi se 19 persona kanë votuar është banal dhe lehtësisht I verfikueshëm. 19 personat janë operatorët e pajisjes së gishtave që kanë testuar atë gjatë procesit të votimit dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. E di dhe vet PD dhe LSI. Por meqë LSI nuk ka zgjedhje për kryetar, bën sikur gëzohet PD deri më 13 Qershor.

KQZ bën sikur I përgjigjet kërkesës së opozitës, por meqë e ka bërë që e ka bërë shkeljen e saj ligjore, të paktën ta sqaroj dhe kush janë këta që kanë lënë shenja në sistem se nuk është më sekret.

Fjala vjen kur KQZ thotë që është gjetur një rast kur “është rregjistruar 47 herë me të njëjtin gisht”. Fjalia e duhur do të ishte që “operatori I një qendre votimi ka tetsuar 47 herë pajisjen e bllokuar”. Jo se kjo nuk verifikohet , por KQZ nuk ka pse shërben si benzinë mbi një zjarrë që nuk ka më as hi, për tu ndezur.

Është totalisht keqpërdorim politik I saj.

Edhe pse po vihet në shërbim të ankimuesve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, po përpiqet të bëhet interesant, me të dhëna banale, që janë lehtësisht të kuptueshme si janë prodhuar.

Tani meqë KQZ e shkeli ligjin dhe meqë PD bën sikur egzaltohet nga këto të dhëna, le të bëjnë publike rezultat e heetimit për këto të dhëna që të sqarohen të gjithë palët.

Shqyrtimi I rasteve të Beratit dhe Gjirokastrës deri tani kanë zero probleme reale. Numurimi është korrekt dhe votimi po ashtu korrekt.

Të vetmit që nuk janë korrekt në këtë proces, janë administrata e KQZ që bën politikë me PD e LSI, a thua se Komisioneri dhe punonjësit e KQZ janë psikologë që duhet tu lehtësojnë dhimbjen e ti mbaj me garjet demokratët, sa të mbaroj Luli zgjedhjet brend PD më 13 Qershor.

Mos e merrni më qafë Lulin duke I ofruar 25 Prillin si model zgjedhjesh, se ato janë aq të mira, sa sikur zgjedhjet brenda PD të jenë kaq të mira sa këto të 25 Prillit, kam frikë se Lulin e mund dhe roja I godinës.