Manastirliu: Hiqet karantina me Greqinë dhe Maqedoninë! Hapen universitetet për konsultime dhe provime! Ora policore 22:00-06:00, vijon ndalimi i grumbullimeve
Ministrja e Sëhndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp me komitetin Teknik të Ekspertëve ka bërë me dije se është hequr karantina për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia si dhe do të hapen auditorët në universitete. Masat e tjera vijojnë të mbeten në fuqi.

“Kemi një rënie të ndjeshme të shifrave të infektimeve dhe numër te ulet te shtruarish kemi incidence te ulet me 26.6 raste për 100 mijë banorë.

Kemi rënie të pozitivitetit total me 3.8%, numri i të shtruarve është ulur në 116 të shtruar krahasuar me javën e ardhshme. Indikatorë si këta na sjellin në vëmendje situatën e një viti më parë ku me masa të forta patëm situatë të kontrolluar të epidemiologjisë, këtë vit ia kemi dalë falë strategjisë tonë. Masat akën patur ndikim të padiskutueshëm, e kem iarritur këtë pa sjhkaktuar ndërprerje të rënda për ekonominë.

Prej fillimit të fushatës 748,400 doza vaksine kanë mbërritur prej fillimit të fushatës. 100 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinave. Do të vijojmë të jemi të kujdesshëm edhe në këtë moment. Komiteti ka rivlerësuar masat, ka bërë ribvlerësim të situatës në 2 vendet fqinje, ku vihet re një tendencë e uljes së infektimeve.

Ka vendosur heqjen e karantinës me maqedoninë e veriut dhe greqinë. Me kërkesë të minisrisë së arsimit do te lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për konsultime. Do vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e tjera dhe kufizimi i lëvizjes do të jetë në orën 22:00 deri në mëngjes”,tha ajo.