Kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni tha se sjellja e presidenti duhet të jetë në unitet dhe ekuilbrues në jetën politikë të vendit dhe kjo jo vetëm në respektimin e Kushtetutës por dhe të perceptohet nga populli si i tillë.

“Presidenti nuk duhet të bëjë pjesë në asnjë parti politike, presidenti duhet të jetë uniteti por edhe duhet të shihet dhe perceptohet nga i gjithë populli si neutral. Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet”, tha Hyseni.