Këto shenja të Horoskopit kanë një besim të palëkundur, nuk ka asnjë sfidë që i bën ata të heqin dorë nga qëllimet e tyre.

Dashi-Dashi është shenja që nuk ka kohë për keqardhje apo sentimentalizëm. Kësaj shenje i përkasin njerëzit që janë të vendosur, që duan dhe përballen me sfida. Edhe kur diçka nuk funksionon, vazhdon përpra duke bërë gjithçka për të harruar zhgënjimin. Besimi i tij është i dukshëm në pothuajse të gjitha veprimet.

Luani-Luani mund të mos e pranojë por iu pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes në çdo situatë, prandaj lind nevoja për vetëbesim. Ai duhet t’i tregojë botës se sa i aftë është, sa ka lindur për të udhëhequr situatat dhe për t’i mposhtur ato. Kjo është arsyeja pse është i njohur për personalitetin e tij serioz dhe me vetëbesim.

Akrepi-Akrepi gjithmonë ka ditur shumë mirë se çfarë duhet të bëjë për të arritur qëllimet e tij. Ai di si të veprojë në situatat e ndryshme të jetës. Një nga të metat është se nuk ka durim të merret me ankesat dhe dramat e të tjerëve. Për shkak se janë të përqendruar tek qëllimet e tyre, kanë tendencë të mos ndikohen nga të tjerët.

Shigjetari-Shigjetarët duan të rrezikojnë, jo nga pakujdesia, por sepse e dinë se mund të kapërcejnë çdo fatkeqësi. Përfaqësuesi i kësaj shenje është shumë elastik, ai e di se gabimet e tij nuk janë një arsye për turp, por krenari, dhe ai kërkon një zgjidhje të natyrshme dhe më logjike sa më shpejt të jetë e mundur.