Kancelarja Angela Merkel u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithnjë partneri më i rëndësishëm i Evropës. Duke folur në një konferencë për marrëdhëniet e jashtme, ajo tha se marrëdhëniet translatike janë kthyer tashmë mes SHBA dhe BE, duke iu referuar zgjedhjes së presidentit amerikan, Joe Biden.

Merkel pohoi se marrëdhëniet me administratën e ish-presidentit amerikan nuk ishin aq të mira sa duhej. Marrëdhëniet mes Trumpit dhe Merkelit ishin të tensionuara për çështje si Rusia dhe fondet për NATO. Merkel shtoi se rifillimi i marrëdhënieve mes vendeve, nuk do të thotë rikthim në marrëdhëniet e mëparshme, pasi shumë gjera kanë ndryshuar vitet e fundit.

Sipas Merkelit përgjigjet për çështjet e përbashkëta mund të gjendet vetëm me bashkëpunim të ngushtë. Ajo shtoi se Gjermania nuk ka interes në ndarjen e botës në kampe dhe ishte përgjatë luftës së ftohtë SHBA ishte aleati më i rëndësishëm i Evropës.

Kancelarja përveç theksit që i vuri rëndësisë së marrëdhënieve mes SHBA dhe BE, shtoi se çështje si tregtia dhe klima nuk mund të zgjidhen pa Kinën. Kancelarja Merkel tha se ajo gjithashtu mbështeste një marrëveshje dypalëshe tregtare mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ne kemi marrëveshje tregtare me kaq shumë rajone të botës. Do të kishte shumë kuptim të zhvillonim një marrëveshje të tillë tregtare, të ngjashme me atë që kemi bërë me Kanadanë.”, tha ajo. Gruaja e “hekurt” e Evropës, pas 13 vitesh në krye të shtetit gjerman, njoftoi se nuk do të kërkojë rizgjedhjet në zgjedhjet e përgjithshme, të cilët do të zhvillohen në fund të këtij viti.