Fatbardh Kadilli, që ka hedhur kandidaturën për të marrë drejtimin e PD, shpërtheu në akuza për kreun aktual të opozitës, Lulzim Basha.

Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Kadilli e krahasoi situatën në PD me një lojë bixhozi në kazino.

Në këtë rast, sipas tij, Basha është një bixhozçi.

“Kur ke përballë një kundërshtar diabolik që për pushtetin është i gatshëm të bëjë çdolloj kompromisi, të mendosh se do të vish në pushtet thjesht se janë bërë tetë vjet, kjo tregon se nuk ke patur as alfën e politikës, edhe pse ke qëndruar në karriget më fatlume të politikës.

Dy janë njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, kryeministri dhe lideri i opozitës. Nuk është PD si ata lojtarët e bixhozit që kanë hyrë në kazino, humbin lekë herën e parë, të dytë dhe të tretë, dhe pastaj duhet të marrin vendim nëse do të vazhdohet loja.

Nuk mund të kemi lider atë që është vesi i bixhozit. Duhet të çlirohet PD nga ky ves, nga ky kurth ku është futur PD. Është mjerim për këdo që mendon se PD nuk paska një zëvendësues të Lulzim Bashës, si Luli, PD mund të ketë 1.000 vetë.” – tha Kadilli.