Për Alessandro Costacurta dhe Alessandro Del Piero, të dy të pranishëm në studiot e ‘Sky’, nuk kishte asnjë penallti të dhënë në fund nga arbitri Calvarese e cila lejoi Cuadrado t’i dhuronte fitoren me rezultatin 3-2 Juventusit ndaj Interit.

“Unë nuk e pashë gjithë këtë ashpërsi në ndërhyrje ashtu si e pa Calvarese, për të thënë të vërtetën” – tha Costacurta -. Ekziston një kontakt, por këmba e Cuadrado shkon për të kërkuar në mënyrë të qartë atë të Perisic.

Unë nuk e kuptoj pse këmba e majtë e Cuadrado duhet të hyjë brenda atij drejtimi. Sipas mendimit tim nuk është penallti”.

Ky është mendimi i Del Piero, sakaq… “Unë besoj se nga ana e gjyqtarëve ka nevojë për të ardhur dhe për të shpjeguar disa gjëra.

Duke riparë kontaktin, është më shumë Cuadrado që e kërkon, Perisic nuk bën asgjë. Për mua nuk është një penallti, ashtu si dy të tjerat”.