Chelsea vs Manchester City do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21. Chelsea e ka eliminuar Real Madridin për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Chelsea e eliminoi Realin me rezultat të përgjithshëm 3-1. Blutë, në finale do të përballen me Manchester Cityn, do të jetë finale tërësisht angleze. Man City do të ketë statusin e vendasit, kurse Chelsea atë të mysafirit. Finalja do të zhvillohet me 29 maj në Stamboll në “Ataturk Olympic Stadium”.