Tashmë kampioni i Serie A, Interi u ka kërkuar tifozëve që ta festojnë Scudetton me përgjegjësi dhe duke i respektuar të gjitha rregullat në fuqi për mbrojtjen ndaj pandemisë COVID-19. Mbi 30 mijë tifozë festuan titullin të dielën në rrugët e Milanos duke krijuar polemika për thyerjen e rregullave ndaj koronavirusit.

Agjencia e lajmeve ANSA raporton që Inter u ka dërguar një letër tifozëve të tyre përpara ndeshjes kundër Sampdorias të shtunën, duke u kërkuar atyre të ndjekin rregullat.

“Interi fton tifozët të festojnë me përgjegjësi fitoren e Scudetto-s së 19-të, duke respektuar të gjitha dispozitat në fuqi për të luftuar pandeminë COVID-19,” t” – thuhej ndër të tjera në letër.