Chelsea ka fituar Champions League e dytë në historinë e klubit pasi ka mundur 1-0 në finale Manchester City.

Ndeshja është vendosur nga një gol i Havertz, i cili ka shënuar në fundin e pjesës së parë. Protagonist edhe Mount, autori i asistit.

“Nuk mund t’i shpjegoj emocionet e mia me fjalë. Është e pamundur”, ka thënë Mount për BT Sport.

“Ky moment është shumë special. Jemi skuadra më e fortë në botë dhe askush nuk mund të na e heqë këtë. E keni parrë çfarë skuadre është City? E keni parë çfarë ka bërë në Premier League? Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë”, ka vazhduar ylli anglez.

“Është e pabesueshme. Babai im ka zbritur nga shkallët për të ardhur tek unë. Kam shpërthyer në lot kur e kam parë. Falënderoj familjen time për gjithçka”, ka përfunduar Mount.