Një ndër vallet më emblematike epirotase, pjesë e pandarë e traditës çame, simbolizim i historisë, s akrificave të pafundme dhe g jakut të pakursyer është ajo që më vonë u quajt Vallja e Osman Takës e cila vibron zemrat dhe shpirtrat çamë dhe shqiptarë dhe gjallëron emocione dhe madhështi në rajon dhe botë, transmeton lexo.com.al.

Ajo që vlen të theksohet për këtë valle është se ajo u emërtua pas trimit patriot nga Konispoli Osman Taka,  i cili ishte një nga l uftëtarët kryesorë të degës çame të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prevezë. Ai u kap rob në l uftë me osmanët dhe u b urgos në Janinë në pritje të d ënimit me v dekje. Por, hijeshia dhe burrëria me të cilën vallëzoi këtë valle para se të dërgohej për t’u v arur me litar, i dhuroi atij jetën dhe vetë vallja mori emrin e tij./Lexo.com.al/e.c.