Zamira Durdaj, nëna e 7 vjeçarit Edison Durdaj që u vra gjatë shpërthimit të Gërdecit, e ka mirëpritur vendimin e SPAK, i cili sot njoftoi llimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

SPAK i kërkoi Gjykatës së Lartë që të rihapte procesin për Mediun.

“Ishalla është një lajm i mirë. Ky është motivi im i vetëm”, tha Zamira Durdaj, e cila bashkë me burrin e saj Feruzan Durdaj janë personat që kanë bërë kallëzim në SPAK për ish-ministrin e Mbrojtjes së Qeverisë Berisha në vitin 2008.

“Kemi kërkuar rihapjen e këtij procesi sepse nga Gjykata e Lartë na u mbyll pa u gjykuar fare ish-ministrri i Mbrojtjes. Dhe dosja për 29 të pandehurit e tjerë u coptua rrugës dhe doli me vendime qesharake. Kurse për këtë ish-ministër nuk ka asnjë dënim. Se ishin të gjitha mjetet e ushtrisë atje. Ne i jemi drejtuar sistemit të drejtësisë, nuk kemi pasur asnjë lidhje me klasën politike. Ishalla këtë radhë nuk do zhgënjehemi, do jem në çdo seancë. Çështjen e Gërdecit e kanë gjykuar të gjithë gjyqtarët që janë shkarkuar nga vettingu. Duhet që e gjithë çështja të gjykohet nga e para, jo vetëm Fatmir Mediu”, u shpreh ajo për Report TV. “Prokuroria e Posaçme vlerëson se ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qënë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston.

Për shkaqet e mësipërme, në datën 05.05.2021 Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Lartë kërkesë për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vijimin e proçesit gjyqësor ndaj shtetasit Fatmir Mediu, i akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak”, thuhej ndër të tjera në njoftimine SPAK.