Gazetari Alfred Peza ka ironizuar sot qendrimin e Presiencës e cila kërkon rinumërimin e votave.

Përmes Facebook, Peza shkruan: “Ndryshimi është brenda në kuti”- thotë Presidenti. Sigurisht që aty është.

Kot nuk kanë firmosur për këtë, të gjithë komisionerët e PD dhe LSI në të 5199 qendrat e votimit, në të gjithë Shqipërinë.

Kujtojme se sot Presidenca kërkoi rinumërim të fletëve të votimit dhe hapjen e kutive.