epa05210639 German government's Minister of State for European Affairs Michael Roth at the start of foreign affairs council in Brussels, Belgium, 14 March 2016. The Council will discuss Iran, in particular the areas of re-engagement and the bilateral agenda. It will address the Middle East peace process and will also examine the latest developments in Libya and relations with Russia. EPA/LAURENT DUBRULE

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, do të mbërrijë sot në Tiranë, për të zhvilluar një vizitë dy-ditore në Tiranë. Mësohet se gjatë vizitës së tij në vendin tonë do diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është evropiane, tani duhet të veprojmë vendosmërisht që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri,”- shkroi në Twitter ministri gjerman.

I pari me të cilin Roth do të takohet nesër është kryeministri Edi Rama, për të zhvilluar më pas një konferencë për shtyp nga Kryeministria rreth orës 18:30. Roth vjen në Shqipëri pasi një vizitë që zhvilloi në Maqedoninë e Veriut, vend që ecën paralelisht me ne drejt BE-së. Para se të mbërrinte në Shkup, ministri tha se kjo ishte koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet e tij për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.