Kompania Ajrore e Izraelit ka bërë të ditur se do të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta të pasagjerëve nga Tel Aviv në Tiranë.

Fluturimi i parë do të bëhet sot në orën 17:30 dhe do të hapë sezonin turistik mes dy vendeve. Këtë bëri të ditur Ambasada e Shqipërisë në Izrael duke shkruajtur:

“Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion jashtë Tel Aviv, në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza pranë kryeqytetit Tiranë do të zgjasin rreth dy orë e gjysmë dhe do të kryejnë tre herë në javë nga 13 maj deri në tetor, duke hapur kështu sezonin turistik midis vendeve tona. Duke uruar për të gjithë pasagjerët një udhëtim të sigurt në Tiranë!”