Blendi Fevziu i ftuar në emision në News24 zbuloi gjëra të reja për publikun.

Kur gjatë programit u shfaq fotoja me kryedemokratin, Blendi zbuloi një fakt shumë interesant.

Ai tha se Lulzim Bashën e ka patur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri” i dhënë disa orë mësimi kur Blendi bënte stazhin si mësues.

“Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.