Pas dështimit në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike duket se po kalon një nga momentet më të veshtira të saj.

Bëhet fjalen per krizën e lidershipit që vitet e fundit ka qenë në pikepyetje të mëdha sa i perket emrit: Lulzim Basha.

Fill pasi zgjedhjet mbaruan, Basha nuk e mori pergjegjesine e humbjes por deklaroi se do vijonte betejën. Ky vendim nuk u prit mire nga nje pjesë e demokratëvet të cilet prisnin që së paku të dorëhiqej.

Këta te fundit krijuan grupimin “Basha boll”, që u ndoq me protesta në selinë e PD si dhe deklarata të forta nga anetaret e kryesisë që moren edhe vemendje të madhe në opinionin publik, shkruan AlpeNews.al

10 emrat e deklarates se perbashket, anëtare te keshillit te PD ishin: Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj, Endrit Hoxha.

Nga ana tjeter, sic edhe kuptohet Basha duket se u ndje i “detyruar” të kunderpergjigjej e te tregonte forcën. Prej dy ditësh, shume prej degëve të PD në Tiranë e ne qytetet kryesore të Shqiperise kanë shprehur me ane te statuseve në rrjet, dëshirën per të vijuar betejen opozitare me Bashën.

Në kete menyrë, duket se demokratet janë ndare në “Basha boll” dhe “Basha rri”, pa permendur këtu zera te rendesishem brenda partisë që ende nuk jane pozicionuar.

Por kush jane protagonistet e dy levizjeve brenda Partise Demokratike?

“Basha boll”!

I pari që shprehu hapur deshiren e kandidimit për kreun e PD ishte ish deputeti Fatbardh Kadilli.

“Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.”

Bujar Nishani:

“PD ka një përgjegjës, i cili është kryetari, lideri i saj. Për të pasur një mundësi, PD, si i vetmi mekanizëm për të rrëzuar këtë qeveri është PD, por duke patur një ridimensionim të saj, një ekip të ri, i cili duhet të bëjë atë që nuk u bë.”

Arben Ristani:

“PD erdhi në nivelin e vitit 2013, për të fundosur në 2017 dhe për ta rikthyer aty ku ishte. Ka shumë rezultate që janë të njëjta, pra një tetëvjeçar i shkuar dëm për të ardhur në atë pikë, e kjo është arsye se kryetari duhet të hapë rrugë”.

Arben Imami:

“Zgjedhjet janë humbur që në maj të 2017. U shkallmua rregulli i brendshëm i PD-së. Nuk u përfillën institucionet e saj. U pastruan njerëzit nga lista. Janë futur njerëz në listën e deputetëve me vende të blera me para. E njëjta gjë ka ndodhur edhe sot. Paguajnë para. Këto qarkullojnë haptazi në Partinë Demokratike.”

Edit Harxhi:

“Basha është përgjegjës, sepse është kryetar i partisë, duhet te jape doreheqjen. Lulzim Basha nuk konsultohet me anëtarët e partisë.”

Endrit Hoxha:

“Basha është kthyer në një oligark, ai brenda PD ka gjithë pushtet në dorë, ti hapi rrugën një procesi, një analize se çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje. Basha duhet të dorëhiqet dhe PD të kthehet në parti konservatore.”

Edvin Kulluri:

“Lulzim Basha të dorëhiqet dhe t’i hapë rrugën reformimit të PD.”

“Basha rri”!

Xhelal Mziu:

“Misioni i platformës Basha vazhdon! Platforma Basha ishte dhe mbetet më e mira e këtyre 31 viteve demokraci.

Cdo anëtar i PD të qarkut të Dibrës është 100% i gatshëm për të vazhduar betejën me liderin e saj Lulzim Basha deri në rrëzimin e së keqes dhe triumfin e së mirës. Përpara me Lulzim Bashën.”

Luan Baçi:

“Keto zgjedhje nuk dhane zgjidhje, nuk jane te pranueshme! Misioni vazhdon me Lulzim Bashen, ne jemi bashke me te! Misioni vazhdon!”

Andi Lila:

“Partia Demokratike, gjithë demokratët e vërtet me Z. Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë.”

Degët e njesive të Tiranës:

“Falenderojmë kryetarin Basha që me performancën, inteligjencën, programin dhe palodhshmërinë e tij na motivoi, udhëhoqi, e na dha besimin e duhur për të arritur këtë rezultat që do të mbahet mend gjatë në memorien e qytarëve të Tiranës.

Demokratët e Degës 5 kanë vetëm një mision: mbështetje maksimale ndaj Lulzim Bashës për të çuar deri në fund çmontimin e bandave të pushtetit që vodhën e blenë votën e shqiptarëve.”

Dega PD e Kavajes:

Ne u bëmë pjesë e një fushate model të Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj Lulzim Basha, një fushatë me strategji pozitiviste, një fushatë qytetare që ofroi një program që synonte rritjen e mirëqenies së çdo qytetari në Shqipëri. Jemi sërish në betejë; në betejën e triumfit të moralit të politikës, në betejën për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.”

Dega e PD në Berat:

“Ne,së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha ishim dhe jemi sërisht e vetmja shpresë për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga ky regjim kriminal.”

Dega PD e Shijakut:

“Jemi në betejën e nisur tashmë nga z.Lulzim Basha dhe lidershipi i PD për të çmomtuar qeverisjen e dalë nga vota e vjedhur.”

Dega PD e Shkodres:

“Partia Demokratike Shkoder vazhdon te jete ne mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij.”/ALPE