Vrasja e 20-vjeçares Caroline nga disa grabitës që iu futën në banesë ka tronditur Greqinë. Bashkëshorti dhe foshnja e saj arritën të shpëtonin. Ndërkohë, një moment prekës është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet një oficer policie duke mbajtur foshnjën 11 muajshe në krah. “Një foto sa një mijë fjalë është kjo me policin që mban në krahë foshnjën e familjes që jetoi momente makthi me një rezultati tragjik i vrasjes së nënës njëzet vjeçare,” ka shkruar presidenti i Unionit të Oficerëve të Policisë të Atikës Juglindore, George Kalliakmanis, përcjell abcnews.al.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Greqinë. 20 vjeçarja vrarë nga disa grabitës më 11 maj. Bashkëshorti dhe vajza e tyre 11 muajshe arritën të shpëtonin nga sulmi makabër i tre personave të armatosur të cilët vodhën 15 mijë euro dhe sende me vlerë.