Gjermania do të lejojë perdorimin e vaksinës së AstraZenecas tek të rriturit e të gjitha moshave, dhe synon t’u ofrojë një vaksinë grupmoshës 12 deri 18 vjeç deri në fund të gushtit.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se ishte dakordësuar me liderët e 16 landeve për të përmbysur vendimin e mëparshëm, që kufizonte përdorimin e vaksinës së Astrazeneca vetëm te personat mbi moshën 60-vjeçare.

Ai pohoi gjitashtu se distanca kohore prej 12 javësh mes dozës së parë dhe të dytë të kësaj vaksine, mund të shkurtohet.