I ftuar në Arena nga Dritan Hila, gazetari Amarildo Pregapuca u shpreh se Shqipëria është një vend që ka më shumë mundësi se vetë Anglia.

“Shqipëria është një vend që ka më shumë mundësi se vetë Anglia.

Edhe shoqet angleze të vajzës sime duan të vijnë në Shqipëri dhe e quajnë shtëpi.

Shqipëria është kryevepër përtej paneleve televizive. Hiq ligjin kundër shprehjeve dhe fol mendimin.

E kam me tërë medien. Media është goja e politikanëve”, tha ai.