Reagimin e Metës në mbrojtje të Berishës, gazetari Milaim Zeka tha se zgjedh që të mos e marrë aspak parasysh.

Kjo pasi sipas tij, kreu i shtetit “ka turbulenca psiqike aq sa asnjë mjek europian nuk do e lejonte të qëndronte në postin e Presidentit”.

“Po të dërgohet kontroll neuropsikiatrik, nuk do lejonte asnjë mjek europian që të ushtrojë detyrën e presidentit, mjafton të kujtoj deklaratën “me sfurk të brosh votën”.

Deklarata se SHBA mund të hedhin një raketë të Metës, a të mund ta bëjë vetëm një njeri që ka turbulenca psiqike, prandaj mbrojtja e Berishës ka zero rëndësi”, tha ai.