I ftuar në Oran News, me gazetaren Matilda Mcini, gazetari i familjes Berishes ne “Zeni.tv” Bledian Koka u shpreh se Parlamenti surrogat është akoma në fuqi dhe mund të marrë vendime, por duhet pasur kujdes se vendime të caktuar mund të shkaktojnë tensione.

Sipas Kokës, tentativa për të kapur të gjitha institucionet në mënyrë antikushtetuese është e rrezikshme, duke paralajmeruar qe ne fillim te heres se shkarkimi i Metes nga posti i Presidentit mund te na riktheje ne tensionet e vitit 1997.

Por tragjedia e vitit 1997 nuk erdhi as nga burgosja e liderit te opozites Fatos Nano, as nga ndonje puc institucional ndaj ish presidentit Sali Berisha, por sepse pushteti i Berishes se pare ne qeverisje kishte futur doren ne xhepin e qytetareve, ku permes firmave piramidale, grabiti 1.2 miliarde dollare kursime te shqiptareve!

Koka: Parlamenti surrogat është akoma në fuqi dhe mund të marrë vendime, por duhet pasur kujdes se vendime të caktuara mund të shkaktojnë tensione shumë të mëdha. Tentativa për të kapur të gjitha institucionet në mënyrë antikushtetuese është e rrezikshme. Shkarkimi i Metës nga një kuvend ilegjitim mund të shkaktonte pasoja më të rënda që kemi pasur deri më tani. Prandaj mazhoranca duhet tu përmbahet frustracioneve që ka në raport me Metën.

Koka tha se Duket se Rama do të përdorë ato deklarata që gjoja presidenti është takuar me persona të OFL-së vepër ta shkarkuar Metën.

Koka: Duket se Rama do të përdorë ato deklarata që gjoja presidenti është takuar me persona të OFL-së. Unë mendoj se nuk ka nevojë për rreshtim. Edhe ata persona që janë rreshtuar me Edi Ramës që janë të paguar nga viti 2019 për të qëndruar në parlament, ua pamë se sa u vlen lëkura në këto zgjedhje dhe se çfarë përfaqësonin. Mendoj se populli duhet ta shohë me kujdes se çfarë do të bëjë mazhoranca. Vendi mund të shkojë edhe në tensione si ato të ’97-tës që askush nuk do që t’i shohë.

Ai theksoi se fakti që vazhdon të riartikulohet jo vetëm nga Rama, por edhe të tijët, tregon se ka një plan real për bashkëpunim me opozitë.

Koka: Shqiptarët nuk e kuptojnë ndoshta se farë po ndodh, por nëse këto veprime të njëanshme ndodhin atëherë le të shkojnë drejt kohërave si ’97-ta. Fakti që vazhdon të riartikulohet jo vetëm nga Rama, por edhe të tijët, tregon se ka një plan real për bashkëpunim me opozitë. Të gjitha planet që kemi me BE-në kanë ngelur pas për shkak të mungesës së bashkëpunimit. Unë dua të shohë se nëse ka vend për bashkëpunim, kush jam unë për të thënë jo.

Koka përfundoi duke thënë se nëse është një tjetër aksion për ta marrë Bashën në prehër dhe ta zhbëjnë opozitën nuk duhet pranuar, pasi, mirë do të ishte që diçka të bëhej në të mirë të Shqipërisë, jo për të shpëtuar dikë.