Një ndër gazetat që patën një ndikim të veçantë dhe të ndryshëm nga të tjera të publikuara gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në Bukuresht të Rumanisë, ishte gazeta “Shqipëria” e botuar nga gazetari dhe publicisti atdhetar nga Korça Visar Dodani, më 10 maj 1897, transmeton lexo.com.al.

Ajo që e bën të veçantë këtë gazetë është se ajo mbështeste një tezë se shqiptarët dhe vllehët, përfshirë rumunët modernë, ishin “vëllezër gjaku”. Kësisoj, ata duhej të luftonin bashkarisht për mëvetësimin e territoreve të okupuara ende nga osmanët, duke pasur ndihmën e Rumanisë ose Italisë. Kështu, duke filluar nga marsi 1898, kjo gazetë e botuar nga Dodani mbrojti një pikëpamje rreth origjinës së përbashkët ilire të shqiptarëve dhe rumunëve dhe si rrjedhojë nevojën e luftës së tyre të përbashkët në atë kohë./Lexo.com.al/e.c.