Lulzim Basha jo vetëm që s’dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, edhe pse ia kërkojnë shumë demokratë, por tani ka shpallur një garë farsë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Gara është afruar me një muaj, në mënyrë që Basha ta shuajë sa më shpejtë debatin për largimin e tij, por dhe ta ketë më të sigurtë fitoren, duke mos iu dhënë kohë kundërshtarëve të tij që të përgatiten.

Ndaj në rrjet ka nisur ironia, me njeriun që thotë se i kanë vjedhur zgjedhjet, ndërkohë që vetë vjedhjet zgjedhjet e partisë, duke mos lejuar garë reale dhe të barabartë.