Skuadra kampione e Seria A, Inter, ka publikuar një video nga festa e tifozëve shqiptar në sheshin “Nënë Tereza” për fitimin e titullit kampion këtë sezon. Video është publikuar fillimisht nga ‘Inter Club Albania’, grupimi që njihet zyrtarisht edhe nga klubi zikaltër.

Në videon e postuar Inter shkruan: ‘Festa e madhe e Inter Club Albania në Tiranë për fitimin e titullit kampion’

Aktualisht skuadra zikaltër nuk po kalon një moment të mirë pas ikjes së trajnerit Conte, por gjithsesi kjo nuk i heq asnjë meritë klubit për fitimin e titullit këtë sezon. Zikaltërit janë skuadra e dytë me e titulluar në Itali pas Juventusit.