Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Londinezët në finalen e  madhe europiane për klube mposhtën Manchester City-n me rezultatin minimal 0:1. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 42-të nga Kai Havertz.

Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, trajneri Tuchel filloi festën me lojtarët e tij.

Ky ishte titulli i dytë i fituar në Champions League për Chelsea-n, ndërsa Manchester City mbetet ende pa asnjë titull.