Shqipëria prej muajit Shkurt 2020 ka ndërmarrë angazhim të gjerë si në nivel politik dhe institucional, për të përmirësuar sistemin kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në këtë kuadër Qeveria Shqiptare ka bashkëpunuar me FATF (Task Forca për Veprime Financiare), pjesë e së cilës është edhe Moneyval, për hartimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit për Shqipërinë.

Për më shumë se 1 vit, duke lënë mënjanë kushtet e pazakonta të pandemisë Covid-19, Shqipëria arriti të përmbushë në një kohë të shkurtër dhe përpara aftit të dakordësuar një sërë objektivash të Planit të Veprimit:

– Shqipëria përmbylli 6 analiza sektoriale për sektorë dhe produkte specifike me rrezik dhe ekspozim lidhur me “pastrimin e parave” dhe keqpërdorimin me format e ndryshme të veprimtarisë të personave juridikë. (Vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit të pasurive të paluajtshme, agjentët e pasurive të paluajtshme, avokatët, ekspertët kontabël.)

– Shqipëria rriti mbikëqyrjen e subjekteve raportuese me anë të inspektimeve në vend dhe në distancë për noterët, avokatët, audituesit dhe kontabilistët, shoqëri ndërtimi, zyra këmbimi valutor.

– Shqipëria ndërmorri një sërë iniciativash të rëndësishme ligjore tashmë në zbatim si Ligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe Regjistri I Llogarive Bankare, të cilat forcojnë masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

– Në kushtet e pandemisë, Shqipëria bëri të mundur një shtyrje të afatit të deklarimit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në zbatim të Ligjit për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, duke i dhënë më shumë kohë sipërmarrësve dhe qytetarëve për të bërë një deklarim të plotë dhe pa penalitete.

Të gjithë sa më sipër, janë mekanizma efektivë që do të ndihmojnë institucionet ligjzbatuese shqiptare për të rritur efektivitetin në gjurmimin dhe parandalimin e veprave penale të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit.

FATF në Seancën Plenare të muajit Shkurt 2021 ka vlerësuar përparimet e Shqipërisë për nismat e ndërmara ligjore, si dhe efektivitetin e sistemit mbykqyrës dhe vlerëson se vendi është në rrugën e duhur për të përmbushur detyrimet e që rrjedhin nga Plani i Veprimit në afatet e rëna dakord.

Përmbushja në kohë e këtij plani sigurisht do t’i japë Shqipërisë në muajt në vijim vlerësim pozitiv si nga ICRG – FATF.

Me besimin se organet e vetuara të drejtësisë do konfirmojnë pritshmëritë, edhe dalja e Shqipërisë nga lista gri do të jetë e afërt.