Fatbardh Kadilli ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për të marrë drejtimin e Partisë demokratike.

Në një deklaratë për mediet, ai tha se ndihet më superior se kryetari aktual, Lulzim Basha.

“Ndihem shumë herë me superior se sa kryetari në zyrë, sepse vij në këtë garë për t’i shërbyer Partisë Demokratike dhe jo për t’u shërbyer nga Partia Demokratike. Vij në këtë garë edhe për të dhënë një kontribut tjetër, siç kam dhënë në këto vjet.

Vlerat e mia janë pastërtia personale dhe politike, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demostruar për të qenë luajal, besnik. Jam njeriu që e mbaj fjalën, nuk kam tradhëtuar kurrë PD-në dhe nuk do ta tradhëtoj kurrë.

Nuk do tradhetoj asnjë nga demokratët as në këtë proces.”- tha Kadilli në një deklaratë për mediet.