Eksperti i sëmundjeve infektive he këshilltari kryesor në Shtëpinë e Bardhë për shëndetësinë, Anthony Fauci, ka deklaruar së fundmi se është momenti që të merret një tjetër vendim në lidhje me mbajtjen e maskës.

Fauci ka thënë për mediat vendase se është e rëndësishme që tashmë të hartohen udhëzime të reja në lidhje me mbajtjen e maskave.

Fauci, kur u pyet nëse është koha për të filluar lehtësimin e kësaj mase, u përgjigj pozitivisht.

“Unë mendoj se me siguri do ta shihni këtë lehtësim ndërsa shkojmë më tej dhe sa më shumë njerëz vaksinohen”, ka thënë Fauci.