Ditën e djeshme në Shqipëri u arrit objektivi i vendosur nga qeveria për 500 mijë vaksinuar kundër COVID brenda muajit Maj.

Ndërkohë sot, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa ka ndarë një foto në rrjetet sociale ka prezantuar edhe objektivin e ri.

Ajo thotë se tashmë duhen arritur 1 milion vaksinime duke shtuar se më e mira është përpara.

“Bashkë drejt objektivit të ri: Të kryejmë 1 milion vaksinime, më e mira është përpara”, shkruan ministrja.