Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka deklaruar se në këtë betejë me COVID, infermierët kanë qenë një frymëzim për të, teksa tha se SHBA-ja është krah tyre deri në përfundim të betejës me COVID.

“Mirëmbrëma sot në ditën ndërkombëtare të infermierëve nderojmë ato që kujdesen pa u lodhur, për pacientët e tyre. Këtë vit në mes të pandemisë së COVID-19 i jemi mirënjohës infermierëve të personelit mjekësor. Ju keni qenë në vijën e parë të luftës së kësaj pandemie, duke luftuar trimërisht, si gjithmonë, për të shpëtuar jetë. Disa prej jush i është dashur të vajtojnë anëtarët e kësaj familje, që humbën jetën nga pandemia.

Sot ju bashkohemi për të nderuar infermierët që humbën jetën për shkak të kësaj pandemie. Pavarësisht se sa iu ka kushtuar kjo pandemi, keni gjetur përkushtimin për të vijuar luftën për gjithsecilin për nesh. Për botën ju jeni heronjtë e rinj, heronj që do ju jemi gjithmonë mirënjohës. SHBA-të janë tejet të nderuara për të mbështetur përpjekjet tuaja. Që prej fillimit të pandemisë SHBA ka përkrahur Shqipërinë me mjete profesionale. Siguruam automjete për t’i dhënë mundësinë profesionistëve shqiptarë, për gjurmimin e kontakteve.

SHBA-të kanë angazhuar më shumë se 4 miliardë dollarë për COVAX për të bërë të mundur sigurimin e vaksinave. E gjitha kjo është mbështetje për personat që kanë bërë punë më të madhe, që nënkuptonte humbjen e jetës, që jeni ju. Ju në fakt keni frymëzuar gjithkënd, përfshirë dhe mua, keni treguar frymë. Ne do të jemi me ju për t’ju ndihmuar në këtë punë të rëndësishme. Sonte është në nderin tim që ndodhem në mesin e heronjve të Shqipërisë. Në fakt sonte bashkohemi me ju, për të kujtuar ata që kemi humbur si dhe zotohemi që do të jemi me ju, deri sa të arrijmë dritën në fund të tunelit”, u shpreh Ambasadorja Kim.