Kryetari ne detyre i PD, Lulzim Basha ka reaguar me tone mjaft të ashpra në drejtim të ish-presidenti Bujar Nishani, teksa ky i fundit deklaroi se Basha e dinte që ish-kryeministri Berisha ishte shpallur non-grata në SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Basha e cilëson si shpifje deklaratën e Nishanit, nderkohe qe nga frika e Berishes nuk permbahet dhe ne akuzat dhe etiketime te forta ne drejtim te kreut te Keshillit Kombetar te PD, Nishani. Sipas Bashës, këto shpifje të ulëta, sikurse i cilëson ai, i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. “E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim më të fortë dhe më të bashkuar.

Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri shpifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj.”-shkruan Basha. Por sa here qe Lulzim Basha hedh nje postim ne rrjetet sociale, baza e PD komenton ashper, duke i kerkuar vetem nje gje: Largimin nga drejtimi i partise pasi nuk ben per ate pune!

Duke qene se ne realitet demokratët nuk i besojnë më Bashës, ata kanë shpërthyer në komente kundër tij, duke e bërë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve. Ndjekësit e tij në rrjetet sociale, e kanë e akuzuar edhe për vjedhjen e zgjedhjeve brenda partisë. Aq shume kane qene komentet kunder tij, sa dhe grupi i monitoruesve te rrjeteve sociale te Bashes, nuk ka mundur t’i “krehe” plotesisht komentet negative per te! “E vetmja arsye e deshtimit je ti Lulzim Basha! Ti vodhe zgjedhjet brenda partise heren e pare, edhe me hapur po i vjedh kete here! Vetem zgjedhjet e partise, sepse te gjitha zgjedhjet e tjera ti marrin, sepse ti je deshtim, ti je i pafytyre, ti je i shitur.

Kushdo qe te vije ne krye te PD do te jete me mire se Ti, sepse me keq nuk ka ku shkon.”-shkruan një qytetar. Më tej, një tjetër i kërkon Bashës të lëshojë karrigen dhe ti bëjë një nder demokracisë. “Lulzim Basha (je me I miri, je me i bukuri je me evropiani je kryetari qe e con PD nga fitorja ne fitore etj etj). Beji nje nder vetes partise dhe gjithe demokrateve lesho karriken se nuk eshte prone e tyt eti.

Jepi shprese Shqiperise dhe demokracise. Kete po ta thote 30 vjet anetare e PD po qe nuk ka asnje lloj interesi dhe asnje lloj lidhje me asnje nga kundershtaret tuaj”-shkruan qytetari. Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Pas 25 Prillit ju duhet ta kishit shkrire kryesin e PD dhe vetem me demokratet e ndershem te vazhdonit rrugen per largimin e bandes se sotme qeveritare qe mban peng lirine e shqiptareve.” Më tej një tjetër shkruan “Basha e ke lejuar per 8 vite. Largohu dhe kontribo nga jashte per bashkimin e demokrateve. Je humbes i perseritur!”.