Në fjalën e tij në ceremoninë “Defender Europe 21”, ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi tha se kjo stërvitje është një mesazh për “rivalët” që ndajnë vlera të ndryshme nga ato që ka përqafuar Shqipëria dhe SHBA. Ai tha se mes të tjerave, kjo stërvitje shërben gjithashtu edhe si një konfirmim që Forcat e Armatosura Shqiptare janë në lartësinë e duhur me aleatët.

“Kjo stërvitje është shprehje e aleatëve për të qëndruar së bashku, FA si pjesë integrale e stërvitje kanë një mundësi të artë për të rikonfirmuar se janë në lartësinë e duhur. Dashuria e shqiptarëve për SHBA është e pakushtëzuar dhe ëndrra për t’u bërë pjesë e BE, kemi qenë në krah të aleatëve. Janë krenaria dhe dinjiteti i vendit tonë, do të bëhet testimi dhe koordinimi i porteve, aeroporteve me aleatët. Kjo stërvitje një mesazh për forcat rivale të vlerave tonë të përbashkëta, falenderojë SHBA që zgjodhën Shqipërinë për të përçuar këto mesazhe”, tha Peleshi.