Ministria e Shëndetësisë njofton se 1 person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 2449 që nga nisja e pandemisë.

Në buletinin ditor mësohet se nga 3255 testime të kryera vetëm 12 prej tyre rezultuan pozitive, ndërsa 118 persona të tjerë u shëruan nga virusi.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.