Procesi i vaksinimit masiv në vendin tonë po ecën me ritme të shpejta. Ditën e sotme janë kryer 19.886 vaksinime në të gjithë vendin. Kështu ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale. Sakaq që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer 537.387 vaksinime.

‘Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin!’- shkruan Manastirliu.