Chelseat ka zbuluar fanellat e reja për sezonin 2021/22. “Blutë e Londrës” prezantuan fanellat që do t’i bartin në edicionin e ardhshëm me të cilat të besuarit e Thomas Tuchel do të kërkojnë titullin e parë këtë edicion.

Ato do të vishen për herë të parë të shtunën në finalen e FA Cup, ku Blutë do të përballen me Leicester Cityn.

Pas kësaj finale, Chelsea do të luftojë që të mbetet në zonën Champions në renditjen e Premierligës, derisa qershia mbi tortë do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve me 29 maj, kundër Manchester City.