KQZ ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve në të 12 qarqet e vendit, njëkohësisht për 140 deputetët që do të përbëjnë parlamentin e ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme qark pas qarku, 11 të tillë, përçveç Kukësit, rezultati i të cilit u miratua disa ditë më parë, KQZ miratoi rezultatin edhe për Tiranën, Durrës, Fier, Berat, Elbasan, Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se partitë politike kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim.